Delegacioni i komunës së Ulqinit, të cilin e udhëheq kryetari Fatmir Gjeka, është takuar sot me shefin e diplomacies turke Mevlut Çaushoglun.
Ministri i punëve të jashtme të Turqisë ka premtuar çdo lloj ndihme për Ulqinin, në të cilën, përndryshe, ka qëndruar nga mesi i qershorit të këtij viti.
Në takim ishte i pranishëm dhe kryetari i komunës Serik dr Ramazan Calik, me të cilin dje Gjeka ka nënshkruar marrëveshjen e binjakëzimit të këtyre dy qyteteve.
Delegacioni i Ulqinit nesër përfundon vizitën zyrtare gjashtëditore në Turqi dhe kthehet në vend.