Turqit deklaruan: DERI PËR VIT TË RI FILLON NDËRTIMI I AKVA PARKUT

Akva parkMbas hapjes së djeshme të ofertave në tenderin për qiradhënie afatgjate të tokës në Shtoj, është e qartë që kompania turke “Polin” do të ndërtojë akva parkun në Ulqin.

Kjo kompani e njohur është e vetmja e cila ka dorëzuar ofertën në shpalljen publike të cilën me 1 tetor e ka hapur komuna e Ulqinit.

Siç mëson Portali UL-info, drejtuesit e “Polinit” kanë paralajmëruar që deri në fund të këtij viti do të fillojnë punimet në ndërtimin e akva parkut më të madh në regjion, me sipërfaqe prej rreth 26 hektar, në pjesën e pasme të plazhit të madh në Ulqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi