Tuz: DISA PARTI SHQIPTARE PARALAJMËRUAN BOJKOTIN E ZGJEDHJEVE

tuzi02Kryetari i Iniciativës qytetare Vasel Sinishtaj ka thënë se, nëse Tuzi nuk e fiton statusin e komunës së plotë, ky grupim politik do të bojkotoj zgjedhjet lokale në Podgoricë, të cilat duhet të mbahen në prill të vitit të ardhshëm.

Përkrahjen, siç shkruajnë “Dnevne novine”, Sinishtaj me siguri do ta fitoi nga Forca e re demokratike. “Ne nuk e kemi këshillin komunal në Tuz kështu që votuesit tanë atje nuk kanë askënd më afër se Iniciativën qytetare dhe me ato do ta harmonizojmë këtë qëndrim sa i përket daljes apo jo në zgjedhje”, tha nënkryetari i Forcës Genci Nimanbegu.

Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka tha që kjo parti, e cila bënë pushtetin në Komunën urbane të Tuzit, do të sillet “në pajtim me pozicionin i cili do të na imponohet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…