TUZ: LULGJURAJ DHA DORËHEQJE

okljuljdjurajprKryetari i Komunës urbane të Tuzit, Fran Lulgjuraj ka dhënë dorëheqje në atë funksion sepse, siç e ka shpjeguar, deri në fund të shtatorit nuk është organizuar referendumi konsultativ për komunë të Tuzit.

“Dëshiroj të lajmëroj opinioni publik që dorëheqja ime është vetëm e karakterit personal dhe në lidhje me këtë arsyeja e këtij akti janë deklaratat e mija në medie të shkruara dhe elektronike që, nëse deri në fund të shtatorit të këtij viti nuk organizohet referendumi konsultativ për komunë të Tuzit, do të jap dorëheqje”, thuhet në kumtesën e Lulgjurajt.

Ai mendon që është detyrim moral pse ka vendosur të bëjë këtë hap.

“Sepse, fjala e dhënë duhet të respektohet, edhe pse vonesa e mbajtjes së referendumit është e natyrës objektive”, ka theksuar Lulgjuraj në kumtesë.

Ai ka thënë që tekstin E dorëheqjes ja ka dorëzuar kryetarit të këshillit të Partisë demokratike të socialistëve në Tuz Halil Dukoviqit, sepse partia e ka propozuar për këtë funksion.

“Me vendimin tim e kam njoftuar dhe kryetarin e Kuvendit të Komunës urbane të Tuzit, Fadil Kajoshajn”, tha Lulgjuraj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi