Tuz: UNIFIKIMI I ALTERNATIVËS DHE INICIATIVËS

image-0-02-04-829fb36c5078625690ee5adb46d600d5f336b468242ee3d553c30494859d5a8f-VDeklaratë për opinion.

Në takimin e radhës të mbajtur më 01.09.2017, në mes përfaqësuesve të Alternativës Shqiptare dhe Iniciativës Qytetare u arrit marrveshja për unifikimin e dy subjekteve politike.

Në këtë mënyrë përmbushëm një prej pritjeve të votuesve malësorë dhe një prej kërkesave të diasporës, e në veçanti, u plotësua një dëshirë shumë e pritur e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare.

Gjatë bisedimeve perfaqësuesit u dakorduan për nevojën e unifikimit të faktorit shqiptarë, me qellim të mos shpërndarjes së votës tonë nëpër taborre joshqipfolëse, të cilët për interesat tona kombëtare flasin vetëm para votave ose kur shqiptarët u nevojiten si dekor karshi faktorit ndërkombtarë.

Ftojmë shoqatat joqeveritare, intelektualet e pavarur, grupet qytetare dhe subjektet tjera politike shqiptare që ti bashkangjiten kësaj nisme, ngase kemi gadishmëri për bisedime me të gjithë ata që si qëllim kanë mbrojtjen dhe avansimin e të drejtave kombëtare, parandalimin e shpërnguljes dhe asimilimit, si dhe punësimin dhe integrimin e të rinjëve të shkolluar, në institucionet dhe ndërrmarrjet publike dhe organet e administratës lokale dhe shtetrore.

Për Alternativen Shqiptare Kryetari,

Gjergj Camaj

për Iniciativën Qytetare,

Kryetari këshillit drejtues Smail – Maliq Çunmulaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi