TVSH: NORMA E RE NGA E HËNA

Nga e hëna që vjen, më 1 korrik, në Mal të Zi fillon llogaritja e tatimit në vlerën e shtuar (TVSH) me normën prej 19%, lajmëron MINA business.

“Duke u nisur nga rregullorja ligjore me të cilën përcaktohet krijimi, llogaritja dhe pagesa e detyrimit tatimor, si dhe normës së përcaktuar mujore për llogaritje të TVSH-së, nuk është e mundur që në të njëjtën periudhë tatimore, gjegjësisht në qershor, të bëhet llogarija për dy norma të ndryshme tatimore”, kanë shpjeguar nga Ministria e financave.

Taksapaguesit, siç thanë, TVSH-në me normë të ndryshuar duhet ta llogarisin nga dita e parë e periudhës së ardhshme tatimore, gjegjësisht nga e hëna e ardhshme dhe atë për të mirat dhe shërbimet e tatueshme të kryera mbas kësaj date.

Norma e përgjithshme e TVSH-së në Mal të Zi nuk ka ndryshuar nga miratimi i këtij ligj në vitin 2003.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi