U dënua Kelmendi i ri: 530 EURO PËR SHKAK TË SULMIT FIZIK DHE KËRCËNIMEVE

Gjyqi për shkelje në Ulqin ka dënuar të mërkurën Liridon Kelmendin (30), të birin më të ri të Naser Kelmendit, me 530 euro, për arsye të prishjes së rendit dhe qetësisë.

Ai, siç lajmëruan nga policia, është arrestuar të martën në orët e vona mbasi që ja preu rrugën me makinë, e pastaj dhe sulmoi fizikisht Ulqinakun H.A.

Policia ka thënë që ka arrestuar Kelmendin, ndërsa prokurori themelor shtetërorë është deklaruar që në rastin në fjalë nuk ka elemente të veprës penale, por që bëhet fjalë të shkeljes së Ligjit për rendin publik dhe qetësinë.

Kelmendi pastaj u dërgua në Gjyqin e Ulqinit për shkelje, i cili e dënoi me 530 euro.

Njëkohësisht me urdhër të ministrit të punëve të brendshme në Mal të Zi Rashko Konjeviq Kelmendit të ri është dorëzuar vendimi që në afat prej 48 orësh të lëshoi Malin e Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Silver Korda: ENVERI PEKU – JETA TIJË MANEKENE

Bashkëvendasi jonë, Ulqinaku, Enver PEKU, kah viti 1970 emigroj në Zvicër, në Cyrih, ku sikurse edhe shumica Ulqinakve punoj vitet e para në gastronomie, hotelieri, e njëkohësisht angazhohet dhe aftësohet për  modelim. Vitin 1978 u