Të martën në Shkollën fillore “Boshko Strugar” u festua solemnisht dita e këtij institucioni më të vjetër arsimor në Ulqin.
Në këtë ceremoni foli drejtoresha e shkollës Mlladenka-Maja Periq, u shfaq një film i shkurtër për aktivitetet në mes të dy ditëlindjeve dhe u realizua një program kulturor e artistik i përgatitur nga nxënësit e shkollës.
Nxënësve të vlerësuar në garat kombëtare u shpërndanë çmime, kurse nxënësja e gjeneratës u shpall Albiona Katana.
Në neremoninë e sotme ishin prezent kryetari i Komunës Omer Bajraktari, kryetari i Kuvendit të Komunës Ardijan Mavriq, drejtoreshat e shkollave të Ulqinit, si dhe përfaqësues të Sindikatës së Arsimit.