Në hotelin “Albatros” mbrëmë është hapur ekspozita “Ulqini në telajo”. Bëhet fjalë për rreth 30 punime, kryesisht pejzash me motive të Ulqini, të cilët janë krijuar gjatë zgjatjes së kolonisë së piktorëve e cila në qytetin tonë ka filluar më 5 shtator, nën organizimin e Institutit të librit dhe promocionit nga Tirana dhe komunës së Ulqinit.
Ekspozitën e hapi kryetari i komunës Fatmir Gjeka i cili ka shprehur kënaqësinë që piktorët nga disa vende të regjionit u mblodhën me këtë rast në Ulqin.
Publikut të shumtë në numër iu drejtuan dhe drejtoresha e Institutit Irena Toçi, drejtoresha e Organizatës turistike Zana Sarvan, si dhe disa pjesëmarrës të kolonisë.
Artistët iu falënderuan organizatorëve të ekspozitës dhe Ulqinakëve për mikpritje të ngrohtë duke theksuar që presin që në të ardhmen do të ketë më shumë manifestime të tilla.