Në mbledhjen e sotme konstitutive të Kuvendit komunal të Ulqinit janë verifikuar mandatet këshilltarëve të rinj në Parlamentin lokal.
Me votat e shumicës parlamentare (Forca, koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” dhe Mali i Zi Pozitiv) për kryetar të Kuvendit u zgjodh mr Fuad Haxhibeti.
Më vonë sot do të zgjidhet kryetari i komunës.