Në Ulqin sot, me rastin e përfundimit të projektit “Kyçja e shoqërisë civile në planifikimin e menaxhimit integral të zonës bregdetare”, të cilin e bënë Instituti për sipërmarrje dhe zhvillim ekonomik, është mbajtur “Info dita”.
Konferenca përfundimtare është mbajtur në ndërtesën e Komunës së Ulqinit, e në të drejtuesi i MOGULIT Xhemal Peroviq veçanërisht ka folur për aktivizimin qytetar në “rastin Valdanos”.
Gjatë ditës janë mbajtur dhe punëtoria artistike në foshnjoren “Solidariteti”, kuici i dijes për nxënësit e shkollave fillore “Marshall Tito” dhe “Boshko Strugar”, si dhe është vizituar Kriporja dhe liqeni i Shasit.
Këtë projekt e zhvilloi Instituti për sipërmarrje dhe zhvillim ekonomik, me ndihmën e disa organizatave lokale joqeveritare, e me përkrahjen e fondit partner për ekosistemet e rrezikuara.