Në hotelin „Mediteran“ të enjten u mbajt Konventa themeluese e partisë më të re parlamentare në vend, Malit të Zi Pozitiv.
Delegatët e konventës kanë zgjedh Këshillin komunal prej 10 anëtarëve , i cili, siç është thënë, së shpejti do të zgjerohet. Anëtarët e parë të KK MZP në Ulqin janë: mr Dritan Abazoviq, Safet Beci, Ilir Harasani, Omer Bajraktari, Afrim Gjoni, Arijana Kurmemoviq, Aleksandra Latkoviq, Simo Dediq, Xhenan Mavriq dhe Zdenko Zhivkoviq.
Abazoviq tha që bëhet fjalë për gjeneratën e re të politikanëve e cila nuk është e kënaqur si zhvillohet Ulqini dhe e cila dëshiron të jetë subjekt konstruktiv në skenën politike të Ulqinit. „Me këtë akt praktikisht fillon fushata për zgjedhjet e ardhshme zgjedhore në të cilët do të marrim pjesë me sloganin „Me zemër për Ulqin““, shtoi ai.
Kryetari i MZP Darko Pajoviq tha që me Ulqin duhet të udhëheqin qytetarët e Ulqinit, e jo që pushtetarët lokal të shkojnë për mendim në Budve apo në Podgoricë. „Për 25 vite këtu bukvalisht të gjithë janë rreshtuar në pushtet dhe kanë treguar çka dinë“, theksoi ai.