Në hotelin Mediteran, mbas afër shtatë orësh debat në momente dhe mjaft të ashpër, të dielen në Kuvendin e elektorëve janë zgjedhur 16 anëtarë të Këshillit nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi.
Anëtarët e ri të KNSH janë: Pal Dreshaj, Faik Nika, Albert Camaj, Ivan Ivanoviq, Cano Lazoja, Ramazan Kurti, Sadri Balidemaj, Musa Gjoka, Tahir Gjonbalaj, Ilir Lazorja, Vahida Hasanaga – Nimanbegu, Bujar Hasangjekaj, Shpetim Maraj, Arijan Pulti, Ismet Kalaba dhe Qani Osmani.
Në Kuvend morri pjesë dhe ndihmës ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave Sabahudin Deliq.
Pritet që në mesin e tetorit do të mbahet mbledhja e KNSH, të cilën përveç 16 anëtarëve të zgjedhur, e përbëjnë po aq anëtarë sipas funksionit (deputetët në Parlamentin malazez, kryetarët e komunës dhe Kuvendit komunal të Ulqinit, kryetarët e Komunës urbane dhe Kuvendit të Komunës urbane të Tuzit, si dhe kryetarët e partive politike Shqiptare të cilët kanë këshilltarë në parlamentin lokal), të cilët do të zgjedhin kryetarin dhe sekretarin e këtij institucioni nacional më të lartë të Shqiptarëve në Mal të Zi.