19-vjeçarja Anisa Petrela nga Tirana është fituesja e “Miss Shqipëria 2014”. Këtë vendim të jurisë e deklaroi kryetari i komunës së Ulqinit dhe anëtari i jurisë Fatmir Gjeka. Ai shprehu kënaqësinë që ky spektakël është mbajtur në Ulqin, poshtë bedenave të Kalasë.
Përcjellësja e parë është Kristi Pejo, ndërsa e dyta Sara Ymeri.
Për Shqiptaren më të bukur kanë konkurruar 31 vajza, prej të cilave dy, Vranina Mehmedi dhe Liridona Peroviq, nga Ulqini.
Producenti i manifestimit Petri Bozo ka thënë që ky konkurs i 16 për Mis Shqipëria është një nga tubimet e këtij lloji të organizuara më mirë.