Ministri i financave Radoje Zhugiq i tha kryetarit të Partisë socialiste popullore Srgjan Milliq që të hënë do ti paguhen komunës së Ulqinit 35 mijë euro nga Fondi egalizues, të cilat pastaj do të transferohen për dhënien e pagave të punëtorëve të Qendrës për kulturë.
Milliq më herët të martën ka vizituar punëtorët të cilët ishin në grevë tashmë tre ditë dhe ishte i dëshpëruar. Situata në ato momente po bëhej tragjike, ndërsa një punëtorë me urgjencë është dërguar për në spitalin e Tivarit.
Punëtorët mbas kësaj informate kanë vendosur të ndërprenë grevën e urisë, ndërsa për hapat e mëtejshëm do ta lajmërojnë opinionin të dielen, kur vizitën grevistëveia kanë paralajmëruar drejtuesit e Lidhjes së Sindikateve të pavarura në Mal të Zi.