U ndërpre monotonia e vjeshtës në Ulqin: ZGJEDHJET DERI NË FUND TË VITIT

Opstina-UlcinjMbas qëndrimit të mbrëmshëm të PDS jeta politike në Ulqin do të fitoj përshpejtim. Radha është, mbasi që tërë vera është tretur në pengimin e punës së parlamentit komunal si organit më të lartë përfaqësues të qytetarëve.

Pra, tani është e qartë që socialistët e Gjukanoviqit në Ulqin nuk dëshirojnë as me heshtje të përkrahin përpjekjen e pushtetit aktual që me nxitjen e bisedës për miliona investime të reja të qëndroj në funksionet e veta deri në tetor të vitit të ardhshëm, ose në rastin më të keq, deri në prill, gjegjësisht është e qartë që nuk do të ketë rikomponim të pushtetit.

Dhe jo vetëm kaq: PDS ka kërkuar urgjentisht të mbahet mbledhja e Kuvendit, të shkurtohet mandati dhe të caktohen zgjedhjet. “Dhe atë sa më shpejt, sepse kjo gjendje nuk është në interes të qytetarëve”, tha kryetari i Këshillit komunal të kësaj parti Loro Nrekiq.

Tani është vetëm çështja e dinamikës dhe teknikës me të cilën do të vij deri tek zgjedhjet e parakohshme. Çdo përpjekje për pengim të mëtejshëm, vetëm do ti bëj dëm atij që tenton të bëj një gjë të tillë. Në politikë gjithmonë është i rëndësishëm momenti, por edhe njohja që duhet pasur iniciativë, e jo të jenë në mbrojtje, sidomos nëse nuk ekziston vizioni i qartë se çka dhe si më tej.

Në çdo rast, kjo dinamikë e asgjësë dhe dhunimi i demokracisë në Ulqin sa më parë duhet të ndërpritet. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që nëse jo sot, atëherë në fillim të javës së ardhshme të arrihet marrëveshja për mbajtjen e Kuvendit në mënyrë që zgjedhjet të organizohen rreth datës 20 dhjetor. Pra, me qeverisje të re të hyjmë në Vitin e Ri 2014. Dhe me gëzime për te dhe për të gjithë ne. Kushdo qoftë ajo!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të premten e ardhshme: NË QEVERINË E MALIT TË ZI NËNSHKRUHET KONTRATA PËR HOTELIN EKSKLUZIV NË SUKË
Të premten e ardhshme: NË QEVERINË E MALIT TË ZI NËNSHKRUHET KONTRATA PËR HOTELIN EKSKLUZIV NË SUKË

Të premten, më 7 prill, në Qeverinë e Malit të Zi në Podgoricë do të nënshkruhet kontrata me kompaninë “Royal” nga Prishtina për dhënien me qira afatgjatë të lokacionit Suka. Në këtë mënyrë u krijuan të

Fjalimi përshëndes i kryetarit Bajraktari me rastin e Ditës së Komunës: ULQINI ËSHTË SI NANA, QYTET TANI PREJ NGA VIJNË LAJMET E MIRA
Fjalimi përshëndes i kryetarit Bajraktari me rastin e Ditës së Komunës: ULQINI ËSHTË SI NANA, QYTET TANI PREJ NGA VIJNË LAJMET E MIRA

Ndihem jashtëzakonisht i nderuar dhe i gëzuar që në emër të komunës së Ulqinit dhe vehtes t’ju uroj mirëseardhjen dhe t’ju falënderoj përzemërsisht që me praninë tuaj e bëni festën tonë më

Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI

Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave, Fatmir Gjeka, me bashkëpunëtorët e tij, sekretarin shtetëror Astrit Hoxhën dhe drejtorin e Drejtorisë për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve

Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve
Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve

Kumtesë për media Të nderuar qytetarë, Raundi i parë i Zgjedhjeve Presidenciale të 19 marsit nuk nxori fituesin, andaj me 2 prill do të mbahet raundi i dytë ku Mali i Zi do të fitoi presidentin e ri. Forca