Në organizim të Bashkësisë islame të Ulqinit dhe me sponsorimin e “Shoqatës së miqve të kulturës dhe arsimit” nga Stambolli, të mërkurën në mbrëmje në hotelin “Mediteran” është organizuar iftari me mbi 500 persona. Në këtë tubim morën pjesë, në mes tjerësh, reisi i Bashkësisë islame të Malit të Zi Rifat ef. Fejziq, ambasadori i Republikës së Turqisë në Mal të Zi Mehmet Nijazi Tanilir, zyrtarët më të lartë të komunës së Ulqinit, politikanët dhe personat publik nga Ulqini. Në iftar ishte i pranishëm dhe përfaqësuesi i sponsorit të tubimit, përkatësisht i Shoqatës e cila, siç pritet, në vjeshtë do të filloj me ndërtimin e Medresesë së femrave në fushën e Ulqinit.
Përndryshe, tash nëntë vite organizata turke realizon projektin “Ramazani në Ballkan”. Për këtë kohë, karvan udhëtues turk, me moton “Vëllazëria nuk njeh kufij”, viziton rreth tridhjetë qytete në shtatë shtete të Ballkanit.