U përsërit shqyrtimi publik për simbolet: TË PRANOHET VËREJTJET E SHQIPTARËVE

1424569_10202400501078069_1649053028_nNë Sallën e madhe të Kuvendit komunal të Ulqinit të premten u mbajt shqyrtimi i përsëritur publik mbi Projektligjin për zgjedhjen, përdorimin dhe ekspozimin në publik të simboleve nacionale të popujve pakicë në Mal të Zi.

Kësaj radhe salla ishte e mbushur mirë, për dallim nga shqyrtimi i parë kur ishin vetëm katër pjesëmarrës.

Përfundimi i qartë i të gjithë diskutuesve të cilët iu drejtuan propozuesit të këtij dokument, ndihmës ministrit për të drejtat e njeriut dhe pakicave në Qeverinë e Malit të Zi Sabahudin Deliq ishte për atë që Shqiptarëve të ju mundësohet përdorimi i lirë i flamurit kombëtarë e cila e tillë ishte me shekuj.

Veçanërisht është theksuar që gjatë festave shtetërore flamuri duhet të valoj në institucionet shtetërore në vendet ku Shqiptarët janë shumicë apo përbëjnë numër të konsiderueshëm të banorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi