Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit anuloi vendimin e inspektores së ndërtimit Natasha Brajoviq me të cilin është urdhëruar prishja e njërës kalimere në bregun e djathtë të Bunës, mëson Portali Ul-info.
Kjo kalimere ekziston prej vitit 1981 dhe ishte u fshi nga Plani i Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Të Mirave Detare në mënyrë që, siç pohoi avokati Arben Hoxhiq, të shtohet lokacioni i ri.
Drejtoria për Mbrojtjen e Të Mirave të Malit të Zi me vendim nga prilli i vitit 2017 “peshkimin me kalimere” e shpalli si të mirë jomateriale me rëndësi lokale.
Për shkak të paralajmërimit të prishjes së kësaj kalimere të shtunën në Bunë u mbajt protesta e peshkatarëve dhe banorëve vendas.