U sulmua inkasanti i Ujësjellësit: PËRFUNDOI NË SPITALIN E TIVARIT

Inkasanti i “Ujësjellësit” Dul Veliu u sulmua fizikisht të premten në mesditë në Ulqin nga pronari i furrës së bukës “Evropa”. Ai për TV Teutë ka thënë që shkoi të shikoi gjendjen e matësit të ujit dhe që befas është sulmuar nga disa persona. Mbasi që u transportua në Spitalin e Tivarit, ai u mjekua me dy qepje ne koke.

Policia është lajmëruar për incidentin dhe është marrë deklarata nga dëshmitarët e ngjarjes.

Në Ujësjellës janë të shokuar nga ky rast dhe presin hetim urgjent. Siç theksojnë, Veliu me vite është punëtor shembull i kësaj ndërmarrje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi