Në Ujësjellës kundërshtojnë heqjen e punëtorëve nga puna: CUNGU SHPEJTOI PAK

Paralajmërimi i kryetarit të komunës së Ulqinit që deri në fund të këtij viti nga Ndërmarrja publike „Ujësjellës dhe kanalizime“ duhet të hiqen nga puna 30 punëtorë, e dy vitet e ardhshme edhe 20 të tjerë, nuk është pranuar pozitivisht në udhëheqësi dhe sindikatën e kompanisë.

„Mendoj që Cungu ka shpejtuar pak me deklarata“, tha për „Dan“ u.d. i drejtorit të „Ujësjellësit“ Fehim Avdiu duke shtuar që mbetet të shihet ecuria e projektit të rikonstruktimit të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit me vlerë prej 130 milion euro.

Në sindikatën e kësaj ndërmarrje thanë që nuk do të pranojnë asnjë heqje të punëtorëve nga puna pa program cilësor social. „Do të luftojmë për të gjitha që janë të parapara me ligj dhe nuk do të lëshojmë qoftë edhe një milimetër. Punëtorët nuk janë mbledhur nga rruga dhe sjell në firmë, kështu që askush nuk do ti përzej në rrugë“, tha kryetari i organizatës sindikale në „Ujësjellës“ Rasim Osmani dhe theksoi që, nëse do të jetë e nevojshme, punëtorët do të bëjnë greva derisa të plotësohen kushtet e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi