Udhëheqësia e TV Teutes: TENTIM I DESTABILIZIMIT TË TELEVISIONIT

Tv TeutaNë akuzat e kolegëve të deridjeshëm udhëheqësia e TV Teutës është përgjigjur me kumtesë në të cilën, siç transmeton “Dan”, thonë “se bëhet fjalë për tentimin e disa punëtorëve që nëpërmjet profileve të vet të FB, e për interes të huaj të destabilizojnë funksionim e televizionit”.

“Në këtë mënyrë tentojnë të sigurojnë hapësirën për funksionimin e disa medieve tjerë të cilët janë në themelim, ndërsa vetes vende udhëheqëse në këto medie, duke përdorur të gjithë masat për të prishur imazhin e TV Teutës. Thëniet e pavërteta këto ditë po i kontrollojnë organet relevante, si dhe punën tonë në bazë të padisë së këtyre punëtorëve, të cilët tentuan ti shkaktojnë dëm udhëheqësisë dhe kolegëve të deridjeshëm, gjë që është nën çdo nivel.

Me kënaqësi informojmë opinionin se TV Teuta përkundër momenteve të vështira financiare për ekonominë, sidomos për mediet, po arrin që në kohë të paguajë detyrimet e veta ndaj të punësuarve si dhe ndaj subjekteve tjera. Ne do të vazhdojmë edhe më tej që në kohë dhe objektivisht të informojmë qytetarët për të gjithë ngjarjet e rëndësishme për qytet, regjion dhe shtet, ndërsa nga 17 qershori po hyjmë në procesin e digjitalizimit dhe programi jonë dygjuhësor do të përmirësohet me skemën e re programore”, shtohet në kumtesë të cilën e ka nënshkruar drejtoresha e Televizionit Ilmira Lika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi