Udhërrëfyes turistik për shpendët: PËRPARËSI ULQINAKËVE

Qendra për mbrojtjen dhe studimin e shpendëve organizon trajnimin e udhërrëfyesve turistik të cilët do të merren vetëm me udhëzimin e turistëve të cilët duan të merren me vëzhgimin e shpendëve. Për disa habitate siç janë Kriporja e Ulqinit, Bularica, Liqeni i Shasit dhe Bjeshkët e Nëmura ka interesim të konsiderueshëm të turistëve, sidomos për Kriporen e Ulqinit, thonë nga kjo qendër dhe theksojnë që qëllimi i tyre është që të trajnojnë katër udhërrëfyes turistik të cilët do të udhëzojnë turistët.

Trajnimi do të fillonte në fillim të shtatorit dhe do të zgjaste gjysmë viti, mbas së cilës pjesëmarrësit do të marrin certifikata për udhëzimin e turistëve. Me që numri më i madh i turistëve janë të interesuar për Kriporen e Ulqinit, përparësi tek zgjedhja e kandidatëve kanë njerëzit nga Ulqini të cilët i dinë gjuhët e huaja dhe të cilët do të kenë mundësi që gjatë gjithë ditës të jenë në dispozicion për grupet e turistëve dhe individëve të cilët duan të vizitojnë Kriporen e Ulqinit, thonë nga QMSSH-ja.

Udhërrëfyesit turistik potencial duhet të flasin mirë anglisht, gjermanisht ose frëngjisht.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë lajmërimet e veta dhe CV në adresën elektronike, czip@t-com.me deri me 15 shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi