UDSH akuzon: AFARISTËT TI “FALËNDEROHEN” CUNGUT

Unioni Demokratik i Shqiptarëve ka vlerësuar që tash 45 ditë Ulqini ballafaqohet me “invadim të madh të organeve inspektuese dhe të sjelljes së tyre jokorrekte”.”Për momentin numri i inspektorëve është më i madh se sa numri i turistëve, dhe pothuajse nuk ekziston objekt i cili nuk është i dënuar, një pjesë edhe në disa aspekte ”, thuhet në kumtesën e kësaj partie opozitare.

Theksohet që UDSH është për respektim të ligjit. “Mirëpo, nëse mangësitë ekzistojnë, duhet të ju jepet mundësi ti largojnë. Më tragjike është që inspekcionet lavdërohen në të madhe me raportet e veta dhe parat që i mblodhën duke dënuar të gjithë dhe gjithçka. Efikasiteti i punës së tyre, për fat të keq, matet me numrin e dënimeve të shkruara dhe vlerën e tyre dhe çdo gjë arsyetohet me aksionin e shuarjes së ekonomisë informale, krijimin e tregut të rregullt dhe mbrojtjen e konsumatorit në të gjitha shërbimet”, thuhet në kumtesë.

Në UDSH mendojnë që një nga arsyet për sjellje të tillë “sigurisht është premtimi që kryetari i komunës  i dha drejtorit në Drejtorinë e punëve inspektuese gjatë vizitës së tij Ulqinit”.”Prandaj, afaristët e Ulqinit, një “falënderim të veçantë” ja kanë borxh, para së gjithash, Nazif Cungut. Sepse, ai jo vetëm që ju ka hap derën, por edhe është përkujdesur mirë që afaristët dhe sipërmarrësit në komunën  Ulqinit edhe sikur të donin në këtë periudhë nuk do të kishin mundësi ta kompletojnë të gjithë dokumentacionin. E kur bëhet fjalë për biznes, kjo është e drejtë ekskluzive e tij dhe e një grupi të vogël njerëzish rreth tij” pohojnë në këtë parti.

Në kumtesë shtohet që duhet të ekzistoj koordinimi dhe bashkëpunimi, por kjo duhet të funksionoj në baza të reciprocitetit. “Kjo do të thotë që fajin për pa saktësi të afaristëve, para së gjithash duhet ta marrë ekzekutivi në Komunën e Ulqinit dhe Të Mirat Detare, për mos punën dhe vonesat e tyre, e pastaj mund të fajësohen afaristët. Mirëpo në Ulqin fjalë për fjalë përdoret proverba:” Peshku nuk pastrohet nga koka, por nga bishti”, përfundon kumtesën UDSH.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tiranë: MIRËNJOHJE PËR HAJDINAGËN

Drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit Gzim Hajdinaga ka marrë sot një mirënjohje të vlefshme në Tiranë. Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë falënderoi Hajdinagën për kontributin e tij në promovimin e vlerave historike, kulturore dhe

Tiranë: MIRËNJOHJE PËR HAJDINAGËN
Tiranë: MIRËNJOHJE PËR HAJDINAGËN

Drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit Gzim Hajdinaga ka marrë sot një mirënjohje të vlefshme në Tiranë. Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë falënderoi Hajdinagën për kontributin e tij në promovimin

E.Bakalli: PROBLEMET E ARSIMIT TË ROMËVE DHE EGJIPTIANËVE NË ULQIN
E.Bakalli: PROBLEMET E ARSIMIT TË ROMËVE DHE EGJIPTIANËVE NË ULQIN

Edhe pse ekzistojnë programet e shumta të shtetit i cili, përmes bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe sektorin civil, punon për integrimin më cilësor të romëve dhe përmirësimin e gjendjes së përgjithshme

Shoqata e Gazetarëve: Dijana Dukaj fituese e çmimit për gazetarët e rinj
Shoqata e Gazetarëve: Dijana Dukaj fituese e çmimit për gazetarët e rinj

Me rastin e 23 janarit, Ditës së Gazetarisë në Mal të Zi, Shoqata e gazetarëve, ka shpërblyer gazetarët më të mirë. Në mesin e laureatëve është edhe gazetarja e RTMZ, Dijana Dukaj, e cila fitoi çmimin

Deti ynë: PESHK KA PAK, POR KAPET KALLAMARI ME PESHË MBI 1.3 KG
Deti ynë: PESHK KA PAK, POR KAPET KALLAMARI ME PESHË MBI 1.3 KG

Tash disa muaj peshkatarët e Ulqinit, njëjtë si në tërë Adriatikun, ankohen për peshkim të dobët. Mirëpo, në det dalin, sepse kjo është jeta e tyre. Në këtë periudhë të vitit kapen kallamarit të cilët

Qeveria e Malit të Zi: RRITEN KONTROLLET E MASAVE EPIDEMIOLOGJIKE GJATË FUNDJAVËS
Qeveria e Malit të Zi: RRITEN KONTROLLET E MASAVE EPIDEMIOLOGJIKE GJATË FUNDJAVËS

Ministria e Shëndetësisë, Drejtoria për Punë Inspektuese dhe Drejtoria e Policisë edhe këtë javë, nga e premtja deri të dielën mbrëma, do të ndërmarr aksionin e kontrollit të respektimit të masave epidemiologjike