UDSH: DËNOJMË FYERJET NË BAZA NACIONALE

UDSH-logo

Kumtesë për opinion e Unionit Demokratik të Shqiptarëve.

Ngjarjet e fundit në Parlamentin e Malit të Zi jo vetëm që nuk i ngjajnë demokracisë, por për fat të keq neve Shqiptarëve na kthejnë në kohë për të cilat menduam që janë pas nesh.

Nuk mund të ketë arsyetim dhe është e pakuptueshme që dikush këtë institucion të lartë shtetëror, i cili duhet të jetë simbol i respektimit të demokracisë dhe respektit të ndërsjellët, ta shndërrojë në poligon të dhunës, fyerjeve, urrejtjes nacionale dhe sulmeve fizike.

Është rrënues fakti që përfaqësuesit e popullit, të zgjedhur në mënyrë legjitime, nuk mund të jetë të amnistuar në këtë Dhomë të lartë nga fyerjet dhe urrejtja në baza nacionale nga ana e kolegëve të tyre.

Unioni Demokratik i Shqiptarëve nuk ia ndalon askujt të drejtën për artikulimin e pakënaqësisë së vet politike dhe qytetare në mënyrë legjitime dhe dinjitoze. Mirëpo, dënojmë ashpër fyerjet në baza nacionale, fetare dhe çfarëdo diversiteti tjetër.

Askush nuk ka të drejtë që pakënaqësinë dhe hidhërimin e vet ta shpreh me urrejtje ndaj Shqiptarëve.

Më shumë se përfaqësuesit e Frontit demokratik na habit Shqiptari i cili, përkundër këtyre skenarëve, me ngulm vazhdon t’i jap përkrahje kësaj politike diskriminuese dhe atyre që nuk lëshojnë asnjë mundësi të lëndojnë vlerat më të larta të Shqiptarëve. Gjersa në Kuvend partnerët e tij shajnë dhe fyejnë nënat Shqiptare, ai i duartroket para Kuvendit.

Mendojmë se tani çdo kush e ka të qartë pse partitë nacionale Shqiptare nuk morën parasysh ofertën e koalicionit të Frontit demokratik dhe të partive tjera opozitare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Presidentja e Kosovës në Mal të Zi: SOT NË PODGORICË, NESËR NË ULQIN
Presidentja e Kosovës në Mal të Zi: SOT NË PODGORICË, NESËR NË ULQIN

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, me ftesë të kryetarit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, po qëndron sot dhe nesër për një vizitë zyrtare në Mal të Zi. Presidentja Osmani Sadriu

Kryetari Bajraktari: Ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi
Kryetari Bajraktari: Ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi

Kryetari i Ulqinit Omer Bajraktari, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për familjet dhe popullin turk në keto momente të vështira pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë. Qytetarët

Nimanbegu: Telegram ngushëllimi për tërmetin shkatërrues në Turqinë juglindore
Nimanbegu: Telegram ngushëllimi për tërmetin shkatërrues në Turqinë juglindore

AMBASADA E REPUBLIKËS SË TURQISË Sh.E.T. Mr. Barış Kalkavan, ambasador   Shkëlqesia Juaj, Si mik me lidhje të gjata historike me Republikën e Turqisë, qytetarët tanë dhe të gjithë shqiptarët ndjehen thellësisht

Në fund të shkurtit: SEANCA E PËRBASHKËT E QEVERISË SË MALIT TË ZI DHE QEVERISË SHQIPTARE
Në fund të shkurtit: SEANCA E PËRBASHKËT E QEVERISË SË MALIT TË ZI DHE QEVERISË SHQIPTARE

Qeveria e Malit të Zi do të mbajë një seancë të përbashkët me qeverinë shqiptare në fund të këtij muaji, mëson Portali Ul-info. Siç pritej, me atë rast në Podgoricë do të nënshkruhen më shumë se 10 marrëveshje

Abazoviq: KONKURS PËR RREGULLIMIN E PLAZHIT TË VOGËL DHE NJË TUNELI ME LIMAN
Abazoviq: KONKURS PËR RREGULLIMIN E PLAZHIT TË VOGËL DHE NJË TUNELI ME LIMAN

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq njoftoi gjatë vizitës së fundit se do të shpallet një konkurs ndërkombëtar për rregullimin e Plazhit të Vogël dhe një tunelit që do ta lidhë atë me Limanin. “Kjo