UDSH: KKSH TË PRONONCOHET PËR KUOTAT NË UNIVERSITETE

UDSH-logoUnioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH), në kumtesën për opinion, përcjell brengosjen e të rinjve shqiptarë, kandidat për regjistrim në shkolla të larta, për mungesën e informatave nga ana e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) për çështjen e kuotave të siguruara në Universitetet e Kosovës dhe Shqipërisë.

“Të rinjtë tanë, të cilët përfunduan arsimin e mesëm, ndodhen në momentin kur me shumë mundësi përcaktohet profesioni i tyre në të ardhmen. Meqë universitetet e Kosovës dhe Shqipërisë janë vendet ku shumica e tyre përcaktohet për arsimimin e mëtejshëm, si dhe që në 10-12 vitet e fundit vazhdimisht ekzistonin kuotat për regjistrimin e nxënësve shqiptarë nga Mali i Zi në këto universitete, brengosja të cilën ditëve të fundit ato e shprehin në takime me drejtuesit e UDSH-së është më se normale”, shprehen nga kjo parti.

Ato theksojnë se shqetësimi bëhet edhe më i madh nëse kujtojmë që vitin e kaluar në Universitetin e Prishtinës, në afatin e parë të regjistrimit, janë pranuar një numër i vogël i kandidatëve shqiptarë nga Mali i Zi, si rezultat i mosnjohjes së pikëve nga provimi i maturës.

“Prandaj kërkojmë nga KKSH që sa më parë të informojë kandidatët për kuotat e siguruara. Në këtë mënyrë do të evitojnë problemet e ndryshme, do t’i mundësojnë të rinjve tanë që të përcaktohen për degët ku do të konkurrojnë, si dhe do të heqin dyshimin që informatat dhe kuotat për regjistrim janë të siguruara vetëm për kushrinjtë dhe të afërmit e tyre”, përfundojnë nga UDSH.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi