UDSH, KNSH, KOMUNA E ULQINIT, FORCA, MZP: URIME DITA E FLAMURIT

UNIONI-DEMOKRATIK-I-SHQIPTARËVEUnioni Demokratik i Shqiptarëve iu uron festën e madhe gjithëkombëtare ,,Ditën e Flamurit” të gjithë shqiptareve kudo që janë.

Ne shqiptarët na bashkon gjithçka dhe nuk na ndan asgjë. Na bashkon gjaku, gjuha, flamuri dhe identiteti i njëjtë; na bashkon historia dhe vlerat kombëtare.

Në situatën aktuale është i domosdoshëm uniteti në veprim të realizimit të të gjitha aspiratave tona kombëtare. Kjo festë do të na motivoj që t’i shfrytëzojmë të gjitha format e veprimit politik për të realizuar të gjitha të drejtat tona kombëtare sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

UDSH uron që festa tjetër e Flamurit të na gjejë me  implementim të plotë të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, ashtu si parashohin standardet evropiane për pakicat nacionale në demokracitë shumnacionale të Evropës.

Zoti e bekoftë  Flamurin dhe shqiptaret kudo që janë”, thuhet në urimin e shërbimit për informim të UDSH-së.

Keshilli-Nacional-i-Shqiptareve-logoMe rastin e 28 Nëntorit Ditës së Flamurit, 101 vjetorit të Pavarësisë  së Shqipërisë dhe 570 vjetorit të ngritjes së Flamurit Kombëtar, Këshilli Nacional i Shqiptarëve ju uron këtë festë të madhe mbarëkombëtare të  gjithë Shqiptarëve.

Urojmë që 101 vjetori i Ditës së Flamurit të jetë një fillim i mbarë i shekullit të ri për shqiptarë. Kjo festë le të shërbej për bashkim, mirëkuptim dhe dialog ndërmjet shqiptarëve kudo që ndodhen.

28 Nëntori është Festë e madhe për të gjithë shqiptarët  sepse në këtë datë është shënuar historia jonë dy herë me radhë, në vitin 1443 kur Gjergj Kastrioti Skenderbeu ngriti Flamurin në Kalanë e Krujës dhe po në të njëjtën ditë me 1912  Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë.

Flamuri Kombëtarë Shqiptarë na mbajti të bashkuar ndër shekuj të tërë dhe urojmë që kështu të jetë gjithmonë.

Gëzuar Ditën e Flamurit të gjithë Shqiptarëve, shkruan në urimin e kryetarit të KNSH-së Genci Nimanbegu.

Opstina-Ulcinj_Komuna-e-Ulqinit_“Në këtë ditë të shenuar, shfrytëzoj rastin që të gjithë shqipëtarve kudo që ndodhen tu uroj festen e Flamurit Kombëtar dhe 101 vjetorin e Pavarësisë së Shtetit Shqipëtar. 
Duke kujtuar me nderimin më të lartë punen dhe sakrificen e brezave tanë në shekuj, për liri dhe dinjitet , uroj që kjo festë të nxisë përherë angazhimin e mëtutjeshem të çdo shqipëtari në emancipimin dhe përmbushjen e aspiratave të kombit tonë. Gëzuar  28 Nëntorin”, thuhet në urimin e kryetarit të komunës së Ulqinit Nazif Cungu.

 Forca 28 nentoriForca e Re Demokratike ju uron Ditën e Flamurit, 101 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe 570 vjetorin e ngritjes së Flamurit Kombëtar!

28 Nëntori shënon festën më të rëndësishme për popullin shqiptar; datën kur Skenderbeu ngriti flamurin kombëtar në Krujë në vitin 1443 dhe, më pas, në 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë.

Urojmë që kjo festë të shërbejë për vetëreflektim të liderëve dhe udhëheqësive të partive nacionale shqiptare dhe 28 Nëntori i ardhshëm të na gjejë më të bashkuar.  Gjithashtu, urojmë që 28 Nëntori i ardhshëm t’i gjejë shqiptarët në Mal të Zi në gjendje më të mirë dhe më afër realizimit të aspiratave për të qenë të  barabartë me të gjithë qytetarët e tjerë.

Gëzuar Ditën e Flamurit të gjithë shqiptarëve”, shkruan në urimin e kryetari i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu.

Mali i zi PozitivMe rastin e festës kombëtare, Ditës së Flamurit shqiptar, Mali i Zi Pozitiv – Këshilli komunal në Ulqin, i dërgon urimet më të sinqerta të gjithë Shqiptarëve.

Kjo festë duhet të na kujtoj të gjithëve në ditën e madhe, 28 nëntorin e vitit 1912, dhe të na mbledh rreth betejës për të mirën e përbashkët në mënyrë që populli shqiptar në Mal të Zi të jetë i barabartë me të gjithë komunitetet tjera nacionale në këtë vend.

Kjo tani, për fat të keq, nuk është praktik dhe ne, si subjekt politik, i cili ka për qëllim interesat e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi dhe integrimet euroatlantike do të bëjmë çdo gjë që është në fuqinë tonë që të gjithë të bëhemi të vet në tokën e vet”, thuhet në urimin e Mali i Zi Pozitiv – Këshilli komunal në Ulqin.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi