UDSH: SJELLJA E TURPSHME E PUSHTETIT LOKAL

Mehmed Zenka, Met ZenkaUnioni demokratik i Shqiptarëve është lajmëruar me rastin e grevës së punëtorëve në Qendër për kulturë me kumtesë për opinion të cilën e përcjellim:

Unioni demokratik i Shqiptarëve e vlerëson të turpshme sjelljen e qeverisjes lokale në rastin e grevës së punëtorëve të Qendrës për kulturë. Të dalësh para punëtorëve dhe të thuash që mos të presin asnjë lloj ndihme edhe pse e dinë që përveç detyrimit ligjor kanë dhe detyrim moral të jenë në krahë të tyre, sepse në fund të fundit, këto janë njerëzit që deri dje i ranë të gjitha këmbanave për të drejtën e punëtorëve për paga, ndërsa tani që kjo mundësi iu dha, sillen sikur kjo absolutisht nuk i shqetëson.

Me të drejtë pyesim: ku janë këto premtime që çdo të parit në muaj do të jepen pagat, ku humbën idetë shpëtimtare dhe projektet për shpëtimin e qytetit tonë? Zotëri pushtetmbajtës, silluni kah këto punëtorë, sepse ato nuk kërkojnë që të ju dhurohet gjë, por kërkojnë atë çka minimale iu takon,  kërkojnë atë çfarë është më normalja, e ato janë pagat e fituara me nder.

Thërrasim zotërinjtë të nxjerrin kokën nga rëra dhe të merren me problemin e këtyre punëtorëve, sepse atje nuk janë në grevë Mongolët dhe Kinezët, por vëllezërit dhe motrat tona, bashkëqytetarët tanë që hiç më pak se ato kanë të drejtë për jetë normale.

Zotërinj pushtetmbajtës, ju përkujtojmë që në Qendër për kulturë punëtorët janë në grevë urie, dhe atë askush tjetër por nënat, bashkëshortet dhe motrat tona. për këtë arsye gjeni zgjidhje sepse nuk bëhet fjalë për miliona, por për disa dhjeta mija euro.

Mos u arsyetoni në pamundësinë e marrjes së kredisë, por thërrisni seancën e kuvendit dhe të gjithë së bashku të gjejmë zgjidhje të favorshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Qendra për kulturë: TË MARTËN FILLON “SKENA VERORE – ULQIN 2022”
Qendra për kulturë: TË MARTËN FILLON “SKENA VERORE – ULQIN 2022”

Qendra për Kulturë njoftoi se të martën, më 5 korrik, do të shënohet zyrtarisht fillimi i “Skenës Verore – Ulqin 2022”. Hapja e këtij festivali është planifikuar në Molen e Madhe, nën bedenet e Kalasë,

Podgoricë: KRIPORJA PRONË E SHTETIT, AKSIONARËT PO PËRGATITIN PADI
Podgoricë: KRIPORJA PRONË E SHTETIT, AKSIONARËT PO PËRGATITIN PADI

Toka e Kriporës së Ulqinit, gati 15 milionë metra katrorë, është e regjistruar këtë javë në kadastër si pronë e shtetit të Malit të Zi, shkruan “Dan”. Administratori i falimentimit të Kriporës, Zharko

OT: MBI 15 MIJË TURISTË QËNDROJNË NË RIVIERËN E ULQINIT
OT: MBI 15 MIJË TURISTË QËNDROJNË NË RIVIERËN E ULQINIT

Në ditën e parë të korrikut të këtij viti në rivierën e Ulqinit pushojnë 15.097 mysafirë, është kumtuar ngaOrganizata Turistike. Siç thuhet, më shumë se një e treta të tyre janë në hotele, gjëgjësisht

Sella: DO TË RRITET BUXHETI PËR MBËSHTETJEN E TË TË RINJVE
Sella: DO TË RRITET BUXHETI PËR MBËSHTETJEN E TË TË RINJVE

Nënkryetari i Komunës së Ulqinit Beqir Sella tha që administrata e re është dhe do të jetë në mbështetje të të rinjve dhe projekteve me fokus të rinjtë.   Sipas fjalëve të tij, Komuna e Ulqinit do

Gjeka Nënave të Srebrenicës: JU JENI EDHE NËNAT TONA
Gjeka Nënave të Srebrenicës: JU JENI EDHE NËNAT TONA

Ministri për drejtat e njeriut dhe pakicave në Qeverinë e Malit të Zi Fatmir Gjeka dhe perfaqësuesi i Aleancës Qytetare Milan Radoviq dhuruan sot një shami për Nënat e Srebrenicës. “Thonë se Zoti i do