UDSH: TË NDAJMË MES VETE GËZIMET DHE URIMET MË TË MIRA

UDSH logoMë rastin e Festes së Fitër Bajramit, Unioni Demokratik i Shqiptarëve shfrytëzon rastin që të gjithë besimtarëve të Fesë Islame ti përgëzoi përzemërsisht për këtë Festë të madhnuar, duke iu uruar paqe, shëndet dhe mbarësi.

Pas një muaji të përkushtimit të devotshëm të familjeve tona dhe shërbimit ndaj Perëndisë në muajin e shenjtë të Ramazanit, ku besimtarët tanë e sprovuan durimin, përkushtimin shpirtëror dhe sprovimin fizik, shprehim nderimin tonë për të gjithë të cilët me agjërim kanë kaluar një muaj nën shenjën e adhurimit të Zotit, nën shenjën e mirësisë dhe të përulësisë, të sakrificës e të dashurisë për njëri tjetrin duke rritur edhe më shumë dashurinë e ndërsjellë, paqen dhe solidaritetin.

Kjo festë është një rast për të gjithë ne, të ndajmë mes vete gëzimet dhe urimet më të mira.
Gëzuar Festen e Fitër Bajramit, paçi shëndet, fat dhe suksese në jetë kudo që jeni.

Kryetari i UDSH-së,
Mehmed Zenka

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Ulqini kishte privilegje të veçanta në perandori

Në shtetin romak, qytetarët ilirë (Olciniatët) dhe Ulqini si seli e tyre gëzonin pozicionin e një qyteti me privilegje të veçanta (oppidum civium Romanorum). Në epokën e Bizantit ky qytet ishte seli peshkopale dhe porti