Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH) do të mbajë të shtunën, me 30 mars, në Ulqin, Kuvendin e 7 zgjedhor, mëson Portali Ul-info.
Në këtë tubim do të zgjidhet udhëheqësia e kësaj partie nacionale shqiptare.
UDSH u formua në vitin 1993. Është pjesë e koalicionit qeverisës në nivel shtetëror, si dhe në disa komuna me shumicë shqiptare në Mal të Zi.