UDSH tërhiqet nga negociatat e partive shqiptare: NUK DUAM TË JEMI PRAPË VIKTIMË

Mehmed ZenkaLideri i Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka ka deklaruar në konferencën e sotme për shtyp, të cilën e përcolli Portali UL-info, që kjo parti tërhiqet nga negociatat me Forcë dhe koalicion “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” për formimin e pushtetit në Ulqin dhe që prej sot do të negocioj vetëm me PDS. Ai tha që dy subjektet tjera ishin të pasinqertë dhe që ditët që kaluan njëkohësisht kanë negociuar me PDS.

Ja dhe deklarata e Zenkes:

UDSH kishte mbrëmë mbledhjen e Kryesisë përgjegjëse për Ulqin dhe ka marr vendimin me çrast është organizuar dhe kjo konferencë për shtyp. Bëhet fjalë për vendim njëzëri që UDSH tërhiqet nga negociatat e mëtejme me partitë shqiptare. Besoni, nuk e kishim të lehtë të sjellim një vendim të tillë duke marrë parasysh ndjeshmërinë e marrjes së një vendimi për ne kaq shumë të rëndësishëm. Në këto negociata kemi hyrë si gjithmonë sinqerisht duke dashur ti përgjigjemi sa më pozitivisht dëshirave të shumë qytetarëve të Ulqinit.

Përkundër qëllimeve tona të mira, dyshimet tona në synimet e sinqerta të bashkëbiseduesve tanë janë treguara të arsyeshme. Menjëherë mbas takimit të dytë, përkundër marrëveshjes që mos të jepen deklarata për shtyp kjo nuk është respektuar, është dal në publik me informata gjysmë të vërteta, duke thënë që UDSH pajtohet me një propozim i cili erdhi nga ana e përfaqësuesit të Forcës që ja lejnë vendin e kryetarit të Komunës së Ulqinit Koalicionit „Bashkë për të ardhmen e Ulqinit“, gjë që absolutisht nuk është e vërtet, sepse UDSH nuk është deklaruar fare për këtë propozim. Për hirë të së vërtetës, nuk janë deklaruar as përfaqësuesit e koalicionit të përmendur, por kanë deklaruar që më vonë do të përgjigjen për këtë ofertë. Të jemi të sinqertë deri në fund, edhe vet propozimi është dhënë, e thënë butësisht, në mënyrë krejtësisht jokorrekte ndaj Unionit Demokratik të Shqiptarëve.

Do ta citojmë propozimin: „Forca ju lë vendin e kryetarit të Komunës, si kundërshërbim që ju para dy viteve na japët kryetarin neve“, dhe atë në prezencën tonë, të cilët ishim viktimë e kësaj tregëtie politike. Ne për hirë të atmosferës së mirë kemi kaluar në heshtje këtë ofendim, edhe pse kjo tregëti e pistë politike i ka shkaktuar dëmë të madh politik Unionit Demokratik të Shqiptarëve.

Logjika „ti neve më heret kryetarin, ne ty tani“ është në konflikt të thellë me kuptimin tonë të shqiptarisë. Për ne kjo është shumë më e thellë, mbi të gjitha shumë më e sinqertë.

Nuk janë ndalur me kaq, por është vazhduar me negociata në dy anë.

Nëse jemi fokusuar në negociatat me partitë shqiptare atëherë të paktën kemi pritur që kjo të respektohet, e jo menjëherë të nesërmen të vrapojnë individualisht në negociata tjera, vetëm me qëllim të ruajtjes së pozicioneve dhe karrigave. Nëse zotërinjtë mendojnë që në këtë mënyrë sillen në pajtim me shqiptarizmin e proklamuar, atëherë kemi kuptim diametralisht të kundërt të shqiptarizmit. Sepse, për ne fjala jonë është obligimi jonë.

Akt të ngjashëm ndaj UDSH-së është bërë edhe për zgjedhje parlamentare kur sollën ndihmë nga Prishtina në mënyrë që të bindet UDSH-ja që të dal nga Qeveria. Kur ne e refuzuam këtë, ato mezi pritën të dalin me deklaratë që UDSH po prish çështjen shqiptare, e dhjetë ditë më vonë vrapuan në përqafim të pushtetit qendrorë pa asnjëfarë parakushtesh!?

Prandaj, në mënyrë që UDSH mos të dalin prapë viktimë e kompromiseve të kalbura që kanë qëllim të vetëm zhdukjen e tij nga skena politike e Ulqinit, UDSH morri këtë vendim të vështirë për daljen nga negociatat. UDSH kurrë nuk ka pranuar të bëj tregti politike, e aq më pak ka tregtuar me interesat e popullit shqiptarë dhe interesat e Ulqinit. Për këtë arsye, deklarojmë publikisht që UDSH është e përcaktuar në mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Ulqinit, e mbi të gjitha të përfaqësuesve të popullit shqiptarë. UDSH mendon që në këtë moment nevojitet pushteti më i përgjegjshmi i mundshëm e cila seriozisht do ti përkushtohet zgjedhjes së probleme të mëdha të grumbulluar të qytetarëve tonë. E këtë për momentin mund ta zgjedh një pushtet stabil dhe i qëndrueshëm i përbërë nga kuadrot cilësorë. Ulqinit i nevojitet pushtet i përgjegjshëm dhe i aftë që do të jetë e gatshme të zgjidh problemet e qytetit, e jo një koalicion i kompromiseve të kalbura që ka qëllim të vetëm ruajtjen e pozicioneve dhe interesave të veta personale. Nëse dikush mundet të tregtoj nën tokë, e kemi fjalën për përuljen ndaj PDS-së(DPS) poshtë tavolinës, ne si gjithmonë kemi guxim dhe kurajë që qëndrimet tona ti shprehim qartë dhe haptas, e ky është qëndrimi jonë që do shkojmë në negociata me PDS. Në fund të fundit, kjo është partia e cila ka fituar më së shumti këshilltar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Ministria: NDALIMI I PËRDORIMIT TË QESËVE PLASTIKE DERI NË FUND TË VITIT
Ministria: NDALIMI I PËRDORIMIT TË QESËVE PLASTIKE DERI NË FUND TË VITIT

Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit njoftoi se deri në fund të këtij viti do të miratohet ligji i ri për menaxhimin e mbeturinave. Siç ka thënë sot në Ulqin, Dushan Bugarin, zyrtar

Qendra për kulturë: TË MARTËN FILLON “SKENA VERORE – ULQIN 2022”
Qendra për kulturë: TË MARTËN FILLON “SKENA VERORE – ULQIN 2022”

Qendra për Kulturë njoftoi se të martën, më 5 korrik, do të shënohet zyrtarisht fillimi i “Skenës Verore – Ulqin 2022”. Hapja e këtij festivali është planifikuar në Molen e Madhe, nën bedenet e Kalasë,

Podgoricë: KRIPORJA PRONË E SHTETIT, AKSIONARËT PO PËRGATITIN PADI
Podgoricë: KRIPORJA PRONË E SHTETIT, AKSIONARËT PO PËRGATITIN PADI

Toka e Kriporës së Ulqinit, gati 15 milionë metra katrorë, është e regjistruar këtë javë në kadastër si pronë e shtetit të Malit të Zi, shkruan “Dan”. Administratori i falimentimit të Kriporës, Zharko

OT: MBI 15 MIJË TURISTË QËNDROJNË NË RIVIERËN E ULQINIT
OT: MBI 15 MIJË TURISTË QËNDROJNË NË RIVIERËN E ULQINIT

Në ditën e parë të korrikut të këtij viti në rivierën e Ulqinit pushojnë 15.097 mysafirë, është kumtuar ngaOrganizata Turistike. Siç thuhet, më shumë se një e treta të tyre janë në hotele, gjëgjësisht

Sella: DO TË RRITET BUXHETI PËR MBËSHTETJEN E TË TË RINJVE
Sella: DO TË RRITET BUXHETI PËR MBËSHTETJEN E TË TË RINJVE

Nënkryetari i Komunës së Ulqinit Beqir Sella tha që administrata e re është dhe do të jetë në mbështetje të të rinjve dhe projekteve me fokus të rinjtë.   Sipas fjalëve të tij, Komuna e Ulqinit do