UDSH: Ulqini dhe e ardhmja e fëmijëve tanë nuk është në shitje

Kumtesë për opinion të Unionit demokratik të Shqiptarëve

Ulqini nuk është pronë për interesa individuale apo për interesa të disa grupacioneve të cilët për perendi njofin veç lekun.
E kem ditur që Allabari (tajkunet regjional) nuk do heqin dorë nga pasuria të cilën veç ZOTI ia fali Ulqinit, përkundrazi ato veç se ndryshuan mënyrën e realizimit të planeve monstruoze kundrejt vendit dhe të ardhmes ton dhe brezave që do vijnë.

Kësaj here jan nis që të na marrin kalan prej përmbrenda, nëpërmjet matrapazeve që siç thamë edhe më parë njofin veç lekun.

Pa fije turpi na shesin pralla dhe mjegull gjoja se po na dashkën të mirën duke i shërbyer  prapaskenave të errëta të cilat i përegaditen vendit ton që veç ZOTI mundi ti fal këto bukuri natyrore.

Edhe një her po i themi këtyre shpirta të shitur se ULQINI dhe e ardhmja e fëmijëve tanë s’është në shitje dhe i porosisim që të i’a vejn mir gishtin kokës, se tradhtia nuk harrohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi