UJËRAT E JESHIL NË LIMAN

Në Liman, afër mureve perëndimore të Kalasë, kur fryn jugu apo në ndryshim të motit, ndjehet aroma karakteristike e algave të vyshkura dhe deti e ndryshon ngjyrën në jeshile.  Ulqinakët kjo gjë gjithmonë i kujton në ndonjë fatkeqësi, kryesisht termet, sepse ky fenomen ishte posaçërisht i theksuar në pranverë të vitit 1979. Vetëm pak sekonda mbas kësaj dridhje katastrofave në sipërfaqe të detit në Liman buroi uji sulfurik, ndërsa deti në gji morri shkëlqim të jeshil-gri.

Në Ulqin është akoma gjallë gojëdhëna që në perëndim të Kalasë, në gjirin e Limanit, ka buruar uji i jeshil i mrekullueshëm. Mbi burim janë rritur bimë të shumta si agava, palmat dhe bimë tjera mesdhetare. Sipas gojëdhënës, ngjyra e detit në hijen e këtyre bimëve mesdhetare është pasqyruar në gji si e jeshile me gri. Duke u larë në ujin e jeshil dhe të pazakontë të Limanit, gratë me kohë janë bërë më të reja dhe më të bukura. Bile edhe gratë më të moshuara që vinin të lahen në këtë vend, kanë shëruar sëmundjet dhe janë bërë më vitale. Për këtë arsye ky gji është bërë banjë për gratë e qytetit dhe rrethinës. Kronistët shkruajnë që gratë nga familjet e shquara, të pasura dhe fisnike nuk e pranonin me qejf që në një hapësirë kaq të ngushtë (plazhi është i gjerë vetëm disa metër) të përzihen me gratë nga familjet e varfra. për këtë arsye Limani është bërë banjë mjekësore dhe plazh për përfaqësueset e “gjinisë më të bukur” nga familjet fisnike, derisa gratë apo vajzat nga familjet e varfra kanë shkuar të lahen dhe shërohen në gjirin e Pinjeshit, apo “Plazhin e grave”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi