Ujësjellësi: EDHE 20 PUNËTORË DO TË LARGOHEN NGA PUNA

JKPNë Ndërmarrjen publike “Ujësjellës dhe kanalizime” momentalisht janë të punësuar 142 punëtorë. Por në muajt e ardhshëm 20 prej tyre duhet të largohen nga puna, mëson Portali Ul-info.

Kjo masë jopopullore, siç thotë burimi ynë, duhet të merret në mënyrë që të plotësohet kushti që të merret kredia nga KfW banka gjermane.

“Në bashkëpunim me komunën do të tentojmë që ato të caktohen në ndonjë vend tjetër të punës. Para së gjithash në ndërmarrjen e re, Agjencinë për parking, e cila do të formohet”, tha në mbledhjen e mbajtur pak kohë më parë të Parlamentit lokal drejtori i “Ujësjellësit” Fehim Avdiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi