Ekspertët gjerman të cilët punuan studimin për furnizimin me ujë dhe trajtimin e ujërave të zeza në territorin e komunës së Ulqinit, erdhën deri tek të dhënat fascinante: humbjet në rrjetin e ujësjellësit janë në nivelin e pabesueshëm prej 625 përqind!? Domethënë, sipas llogarisë së tyre, nga burimet përreth në sistemin e ujësjellësit të komunës hyjnë në vit 8.1, ndërsa nga kjo faturohet vetëm 1.3 milion metër kub ujë.
Deri tani është spekuluar që humbjet në rrjetin e ujësjellësit janë rreth 60 përqind, para së gjithash për arsye të infrastrukturës së vjetruar dhe të kyçjeve të jashtëligjshme por gjermanët preciz kanë vërtetuar që humbja është madje 10 herë më e madhe.
Pak kohë më parë në Ulqin çmimi i një metër kub ujë është rritur për 35 përqind.