Ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit z. Pavle Raduloviq të hënën në hapësirat e ministrisë ndau bursat njëvjeçare për shtatë studentët më të mirë të Fakulteteve teknike dhe Fakultetit ekonomik të Universitetit të Malit të Zi në bazë të konkursit të cilin e shpalli Ndërmarrja publike “Ujësjellësi rajonal Bregdeti malazez”(Ujësjellësi rajonal).
Vitin e dytë me radhë Ujësjellësi rajonal shpall konkursin për ndarjen e bursave me vlerë 200 euro në nivel mujor për studentët më të mirë me qëllim investimin në dije dhe ofrimin e përkrahjes konkrete studentëve më cilësor, intelektualëve dhe qytetarëve të ardhshëm akademik të cilët dijet e veta do ti drejtojnë në përmirësimin e mëtejmë të ambientit kulturor, intelektual dhe ekonomik në vend.
Përveç ministrit Raduloviq dhe drejtorit të Ujësjellësit rajonal Goran Jevriq, në evenimentin e ndarjes së bursave, në emër të Këshillit drejtues të Ujësjellësit rajonal, ishin të pranishëm z. Dragan Asanoviq dhe z. Gjorgje Vukçeviq.