Ndërmarrja publike “Ujësjellësi regjional Bregdeti malazez” ka nënshkruar kontratën për dhënien e vazhdueshëm të ujit me Ndërmarrjen publike “Ujësjellës dhe kanalizime” në Ulqin, shkruajnë “Dnevne novine”.
Siç thuhet, kjo kontratë do të siguroj që gjatë sezonit 2014, në Ulqin mos të ketë restrikcione të ujit.
“Duke iu falënderuar nënshkrimit të kësaj kontrate, sezonin e ardhshëm turistik punëtorët e turizmit mund ta planifikojnë pa frikë në aspektin e furnizimit me ujë”, thanë nga Ujësjellësi regjional.