Ujësjellësi regjional: ULQINIT I DËRGOJMË DY HERË MË SHUMË UJË

Goran Jevric, Goran JevriqMbasi që nga mesi i javës kishte probleme në furnizimin e konsumatorëve me ujë, komuna e Ulqinit dhe NP “Ujësjellës dhe kanalizime” kanë vendosur që të rrisin sasinë e ujit e cila merret nga sistemi i ujësjellësit regjional.

“Ne sot i dërgojmë Ulqinit 75 litër ujë në sekondë, ndërsa vitin e kaluar kjo sasi ishte 25 litra”, deklaroi drejtori i NP “Ujësjellësi regjional” Goran Jevriq.

Ai shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e mirë me kompetentët në Ulqin, si dhe për faktin që problemet e furnizimit me ujë janë zgjidhur në mënyrë efikase.

Kuvendi komunal i Ulqinit solli dje vendimin që ujësjellësit lokal ti mundësohet marrja e kredisë prej 200 mijë euro, prej të cilëve ¾ shkojnë në pagesën e borxhit ndaj Ujësjellësit regjional.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi