Me kërkesën e Sekretariatit për Veprimtari Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor, për të kryer punimet që kanë të bëjnë me zhvendosjen e tubacionit AC 450 nga ana e kompanisë HIPERING DOO nga Podgorica, njoftojmë opinionin se më 16.01.2022, do të ndërpritet furnizimi me ujë përmes tubacionit AC 450 që do të vështirësojë furnizimin me ujë të vendbanimeve: Fusha e Ulqinit, Gjerane, një pjesë e vendbanimit Kodra, Darza dhe Zogajt, nga ora 06:00 deri në orën 13:00, njoftohet Portali Ul-info nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.
Menu
Menu