Organizata sindikale e Ndërmarrjes publike “Ujësjellës dhe kanalizime” ka deklaruar që në prag të festës së Vitit të ri do të fillojë grevën e përgjithshme për shkak të gjendjes së dobët materiale.
“Nuk është respektuar marrëveshja të cilën e kishim me drejtuesit e komunës. Borxhi ndaj nesh është 7 paga dhe shpenzimet e udhëtimit për tre vite, ndërsa kontributet nuk na janë paguar që prej marsit të vitit 2012”, pohon në deklaratë për “Dan” kryetari i kësaj shoqate të punëtorëve Rasim Osmani.
Ai shtoi se punëtorët nuk morën gjë nga mjetet kreditore të cilët komuna i morri pak kohë më parë, kështu që është reale që Vitin e ri ta presin në rrethin e ndërmarrjes.
Sipas fjalëve të tija, për shkak të ngadalësisë në realizimin e detyrimeve të marra është vënë në dyshim projekti i madh me bankën gjermane KfW për rikonstruktimin e sistemit të kanalizimit dhe ujërave të zeza.