Fatura mesatare e qytetarëve për furnizimin publik me ujë dhe menaxhimin e ujërave të zeza komunale në Ulqin është 12,33 euro, tregojnë të dhënat e Agjencisë Rregulluese për Energjetikë.
Nga ana tjetër, faturat për personat juridik janë pesë herë më të larta, pra mesatarisht 65,64 euro.
Nga kjo Agjenci presin që çmimi i ujit për personat juridik në Ulqin vitin e ardhshëm do të rriten për tre për qind.