„Mandati i garantuar i paraparë me ligj për Romët dhe Egjiptianët do ti forconte këto komunitete, të cilët deri tani i shërbyen Partisë demokratike socialiste për rritjen e kapacitetit të saj zgjedhor“, ka vlerësuar nënkryetari i Këshillit të Romëve Muhamed Ukoviq.
Ai tha që mandati i garantuar është e vetmja zgjidhje e mundshme në këtë moment për përfaqësimin politik të këtij komuniteti në organin më të madh ligjvënës në Mal të Zi, si dhe shtoi që në këtë mënyrë Romët dhe Egjiptianët dalin nga izolimi politik në këtë vend.
Ukoviq përshëndeti vendimin e Malit të Zi Pozitiv që me amendamente të veproi në Ligjin për zgjedhjen e deputetëve dhe këshilltarëve, në mënyrë që Romëve të ju mundësohet përfaqësimi në Kuvendin e Malit të Zi.
Sipas të dhënave zyrtare, në Mal të Zi jetojnë pak më shumë se gjashtë mijë Romë dhe Egjiptian.