Ukoviq: TI NDIHMOHET ROMËVE DHE EGJIPTIANËVE TË RI TË MBAROJNË SHKOLLIMIN

Ka shumë arsye pse fëmijët romë dhe egjiptian në Mal të Zi rrallë përfundojnë shkollat, ka vlerësuar nënkryetari i Këshillit të Romëve dhe Egjiptianëve të Mal it të Zi Muhamed Ukoviq.

Ai tha që për shkak të situatës së vështirë ekonomike prindërit duhet të vendosin për kë të ndajnë mjetet financiare: vajzën apo djalin. “Kryesisht vendosen për djalin, sepse ai duhet të kujdeset për familjen e vet”, tha Ukoviq për “Pobjeda”.

Sipas fjalëve të tija, tek disa familje ekzistojnë raste të martesës së re të vajzae, dhe ato shpesh nuk përfundojnë as shkollën e mesme.

“Problem janë paragjykimet. Njoh disa vajza nga RAE popullata të cilat mbaruan shkollën e mesme, por nuk kanë shanse të gjejnë punë. Kjo gjithsesi i dekurajon Romet, por edhe prindërit, sepse del që mundi ishte bosh”, theksoi Ukoviq.

Ai shtoi që në shkollë duhet të vendosen orët shtesë për mësim të gjuhës malazeze sepse edhe kjo është barrierë në shkollim e të rive Romë dhe Egjiptian.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi