Ulcinj International Fashion Nights: NË HAPJE MYSAFIRË NGA „DJEPI I MODËS“

Fashion, Sfilata, Moda, RevijaÇdo gjë është praktikisht gati për festivalin e dytë me radhë të modës „Ulcinj International Fashion Nights“, i cili do të mbahet këtë fundjavë në Mole të Madhe, poshtë bedenave të Kalasë.

Siç mëson Portali Ul-info, këtë manifestim do ta hapin mysafirët surprizë, të cilët, siç thon organizatorët nga OJQ „Montenegro Events“, „vijnë nga vendi i cili është djep i modës“.

Përndryshe, në festival do të prezantohen 11 dizajnues, ndërsa ndër vizitorët do të jenë personat e famshëm nga jeta publike dhe kulturore e shtetit dhe qytetit, duke përfshirë këtu edhe përfaqësuesit diplomatik të akredituar në Podgoricë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi