Ullinjtë, ushqimi dhe shëndeti në Ulqin gjatë shekujve

Ekzistenca mijëvjeçare e Ulqinit, ndërthurja e frytshme e shtresave të mëdha kulturore, kombinimi i qytetërimeve, popujve, feve dhe zakoneve, përvojat e detarëve, kusarëve dhe tregtarëve në të gjithë vendet e Mesdheut dhe të Ballkanit, shkëmbimi me brendësinë përgjatë fushave pjellore dhe ullishtave, si dhe klima e favorshme, duke u bashkuar me kulturën dhe aromat lokale, kanë rezultuar në faktin se Ulqini ka një kuzhinë të mrekullueshme, e cila është e shëndetshme, e lehtë dhe e butë. Një gëzim për të gjitha shqisat. Pothuajse çdo familje ka recetën e vet për njohje që transmetohet brez pas brezi.

Pra, këtu ka gjithçka, si lindore ashtu edhe ballkanike, por ndoshta kryesisht mesdhetare. Dhe në bazë të këti ushqimi mesdhetar janë gjellët e freskëta, sezonale dhe një konsum i ekuilibruar i të gjitha grupeve kryesore ushqimore. Perimet, frutat, voji i ullinit, peshku dhe të gjitha frutat e detit formojnë bazën e këti ushqimi.

Meqenëse këtu prodhohet shumë, voji i ullinit është një pjesë e domosdoshme e kuzhinës së Ulqinit. Përdoret për gatim, por edhe si salcë për sallata dhe bukë. I pasur me yndyrna mono të pangopura dhe antioksidantë, voji i ullinit është i njohur për përfitimet e tij për zemrën dhe shëndetin e përgjithshëm. Perimet si domatet, patëllxhanët, specat dhe qepët, shpesh përgatiten në skarë ose në furrë, me shtimin e erëzave aromatike. Voji i ullinit u jep një shije të veçantë të gjitha gatimeve.

Ullinjtë e Ulqinit njihen për shijen dhe larminë e tyre të pasur. Qofshin të gjelbër apo të zinj, të mëdhenj apo të vegjël, secili mbart një aromë autentike, perfekte për t’u shijuar.

Ullini është një bimë unike që kontribuon në shëndet, bukuri dhe kënaqësi në ushqim me shumë aplikime. Pavarësisht se si e përdorni – nëse e përfshini në ushqimin tuaj, trajtimet kozmetike apo në gjellë – ullini dhe voji i ullinit ofrojnë përfitime të panumërta që bazohen në një traditë mijëvjeçare dhe kërkime shkencore.

Në vitin 2013, ushqimi mesdhetar u përfshi në Listën përfaqësuese të trashëgimisë jomateriale të njerëzimit të UNESCO-s, është baza e identitetit të njerëzve në këtë zonë të dhënë nga Zoti, dhe në të vërtetë tregon stilin i jetës sonë.

“Receta këtu ka qenë e thjeshtë për shekuj me radhë: nëse hani gjellë të freskët, të larmishëm dhe me masë, dhe kjo nuk është aq e vështirë këtu sepse të gjithë përbërësit janë të arritshëm, nga frutat dhe perimet e prodhuara në vend, deri te peshku dhe voji i ullinit, atëherë do të jeni të shëndetshëm dhe vitalë”, thotë publicisti vendas Ismet Karamanaga, duke shtuar se është vërtetuar shkencërisht se ky lloj ushqimi dhe stili jetese janë ideale për trurin tonë.

Sipas tij, ushqimi është prioritet për shëndetit publik dhe si i tillë duhet të përfshihet në arsim në shkollat ​​tona.

 

Ky tekst është krijuar si pjesë e projektit Turizmi i Ullirit – një vend i ri në ofertën turistike, promovimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Ulqinit, financuar nga Ministria e Kulturës dhe Medias, nga Fondi për Nxitja e Pluralizmit dhe Diversitetit Mediatik. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi e vetme e OJQ-së “Ul info” dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi