Ulliri: FORMULA E SUKSESIT TË BILAL KRAJËS

Bilal KrajaUllishta në Pistullë e ullishtarit nga Ulqini Bilal Kraja është sensacion i vërtet. Ullinjtë e tij, rreth 3100 rrënjë, të llojit spanjoll arbequina, vjeshtën e kaluar, kur në pjesën më të madhe të Ullishtës së Ulqinit nuk kishte prodhim, janë “thyer” nga sasia e frutave dhe atë të shëndoshë, shkruan revista e specializuar e Splitit “Maslina”.

Thuhet që Kraja mbolli plantacionin e parë superintenziv të ullinjve në Mal të Zi. “Gjatë tërë kohës isha në ullishtat e mija. I ruaja ullinjtë e mi, u kujdesa për ta, shikoje a ka dëmtues, çdo ditë unë isha pranë tyre. I spërkata pesë herë”, e tha ai formulën e tij të suksesit.

Sipas analizës së Institutit bioteknik në Tivar, rezultati vitin e kaluar ishte i shkëlqyer: vaji i ullirit kishte vetëm 0,5 % acid të lirë yndyror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi