Ullishta e Ulqinit: FABRIKË E HAPUR

Mbas sezonit të jashtëzakonshëm të prodhimit të ullinjve, pritjet e ullishtarëve nga Ulqini në këtë vit nuk ishin të mëdha. Përveç kësaj, cikli pesë vjeçar në Ullishtën tonë është përafërsisht i tillë: një vit ullinjtë lindin shkëlqyeshëm, dy vite diçka më pak, ndërsa dy të tjera shumë dobët.

Kushtet atmosferike gjatë pranverës, në periudhën e lulëzimit, nuk ishin të favorshme për ullirin, kështu që prodhimi i këtij vit do të jetë shumë më i vogël se vitin e ardhshëm.

Por, që tani mund të nxirren dy mësime të rëndësishme. E para, që edukimi i vazhdueshëm i ullishtarëve jep rezultate pozitive  në kryerjen e masave të rregullta agroteknike me qëllim arritjen e prodhimit të mirë çdo vit. E dyta, njohja e faktit që Ullishta e jonë megjithatë është “fabrikë e hapur” dhe që “forca madhore” shpesh mund të pengoj mundin e madh të ullishtarëve.

Por, gjithsesi ka mençuri dhe në thënien që kjo bimë e bekuar e cila asgjë nuk kërkon,ndërsa është e gatshme të jap (dhe jep) të gjitha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…