Me Propozimin e sivjetmë të buxhetit komunal është parashikuar që për rikonstruktimin e rrugëve të vjetra në ullishtë të dedikohen 20 mijë euro.
Me kërkesë të ullishtarëve dhe shoqatës për kthimin e pronës në Valdanos komuna, sipas fjalëve të kryetarit të komunës Fatmir Gjeka, do të investojë mjete të caktuara dhe në rikonstruktimin e tri rrugëve që çojnë në këtë gji, e të cilat po hapen këto ditë në aksionin e madh qytetarë.
Kryetari i Shoqatës së ullishtarëve të Ulqinit Fikret Katana ka ftuar të gjithë qytetarët dhe pronarët e tokës në Valdanos që të bashkëngjiten dhe të ndihmojnë këtë aksion. „Qëllimi i aksionit është që të rrisim sigurinë në atë zonë dhe të tregojmë për gjendjen katastrofike të ullinjve për të cilën tashmë të gjithë mund të vërtetohen“, tha ai.
Katana shtoi që dëshirojnë dhe kanë mundësi munden në xhiro-llogarin e kësaj shoqatë 555-9001312518-71 të paguajnë mjetet për pastrimin dhe rikonstruktimin e rrugëve në Valdanos.