Shoqata e ullishtarëve dhe Këshilli për kthimin e ullishtës në Valdanos kanë përshëndetur përfundimet e Kuvendit komunal të Ulqinit të cilët janë miratuar të martën njëzëri. Sidomos në pjesën e cila ka të bëj me Valdanos, sepse vërejtjet e tyre të dërguara përpunuesve të Planit hapësinor urbanistik të Ulqinit pikërisht shkojnë në atë drejtim.
Ullishtarët kanë thënë që përkrahin zgjidhjen që kjo hapësirë të jetë për rekreacion, sepse me këtë, siç thanë, nuk vihet në pyetje çështja e mbrojtjes së hapësirës jetësore dhe ruajtja e vlerave ambientale të hapësirës së Valdanosit, Mendrës dhe Mavrianit.
Ato theksuan që kompleksi më i vjetër me 80239 rrënjë ullinj duhet të ruhet në tërësi.