Duke gjykuar nga gjendja momentale në Ullishtën e Ulqinit, këtë vit mund të pritet prodhimi më i mirë se vitin e kaluar.
Sepse, procesi i pjekjes është në fazë të mirë, kështu që po merren masa agroteknike që fryti të ruhet.
Por, kusht për këtë, siç thonë ullishtarët, është që ditët e ardhshme temperatura e ajrit të jetë më e lartë. Mirëpo, hartat parashikuese nuk tregojnë se kjo do të ndodh deri të premten.